Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Po bëhet edhe Prishtina më një Qendër për Trajtim të Përkohshëm të qenve endacak!
Me 24 dhjetor, kishim një takim shumë produktiv me Komunën e Prishtinës mbi ndërtimin e një ‘Qendre për Trajtim të Përkohshëm’ të qenve endacak, në Rajonin e Prishtinës.

Qendrat e tilla, janë të parapara në Udhëzimin Administrativ 05/2017 – i cili përcakton kushtet teknike që duhet plotësuar nga Qendrat për Trajtim të Përkohshëm të Qenve Endacak.
Po ashtu, parashihen qe ta kenë funksionin e një sistemi të qëndrueshëm, që do të siguronte një trajtim të dinjitetshëm dhe të mirëfilltë të qenve endacak.

Këto qendra, sipas dipozitës ligjore në fuqi, do të kenë si shërbim primar: kastrimin/sterilizimin, imunizimin ndaj të gjitha sëmundjeve eventuale ngjitëse dhe lëshimin e qenve sërish në vendet ku janë zënë. Pra, mos ta ngatërrojmë me strehimoret që mbyllin qentë përgjithmonë në një vend. Institucionet e tilla, do të kenë situatën e mbi-popullimit të qenve endacakë nën kontroll dhe do t’iu sigurojnë atyre një trajtim të dinjitetshëm.

Ne si organizatë, do të jemi në çdo moment në krah të Komunës së Prishtinës dhe do të japim kontributin tonë për aq sa është e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të realizohet dhe të krijohet një qëndrueshmëri financiare dhe menaxhuese!
Në mënyrë paralele të gjithë kësaj, edhe një sistem i vetëdijesimit duhet të prezanohet për qytetarët dhe shkollat e arsimit të ulët (dhe të mesëm), në Kosovë.

I falenderojmë shumë grupit të Komunës së Prishtinës që po angazhohen për të drejtat e qenve endacak dhe që kanë dyert e hapura edhe për ne si OJQ. Më konkretisht, falenderojme: Znj. Ardiana Gjinollin, Z. Adrian Berishën dhe Z. Dren Kukaj.