Është mbajtur konsultimi publik i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të diskutuar rreth strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Gjatë këtij takimi, është prezantuar drafti i strategjisë dhe planit të veprimit, së bashku me të gjitha masat e parapara për zgjidhje humane dhe të qëndrueshme për reduktimin e numrit të qenve në rrugë.
I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në konsultim publik, dhe të cilët ngritën tema të rëndësishme në lidhje me situatën me qentë në rrugë.
Megjithatë, është shqetësuese se si disa komuna ankohen për qentë në rrugë dhe për mangësitë e projekteve të KSVL-së, ndërsa shumica dërmuese e komunave asnjëherë nuk e kanë pasur monitorim dhe vlerësim të projekteve që i kanë ndërmarrë. Po ashtu, nga ky diskutim publik u kuptua që zyrtarët komunalë duhet të informohen në detaje për përgjegjësitë ligjore që i kanë për të menaxhuar popullsinë e qenve, e poashtu edhe për masa tjera që mund të ndërmerren përveç KSVL-së, siç është edhe vetdijësimi dhe informimi i qytetarëve, si një masë jashtëzakonisht e rëndësishme për t’u ndërmarrë për reduktim të numrit të qenve në rrugë dhe evitimit të incidenteve në mes të njerëzve dhe qenve.
Konsultimi publik është i hapur deri më 18 gusht, prandaj ju bëjmë thirrje të gjithëve të cilët nuk ishin prezent në konsultimin e organizuar nga MAPL, të lexojnë draftin e strategjisë dhe të dërgojnë komentet tek udhëheqësja e grupit punues, znj. Teuta Fazliu, në email adresën teuta.fazliu@rks-gov.net
Linku per draftet: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41477