Libri “Teo” do të shërbejë si pjesë e programit edukativ, të cilin organizata jonë është ende duke përpunuar për sesionet edukative në shkollat e ciklit të ulët në Kosovë.
Për realizimin e ngjarjes, kemi një varg falenderimesh të cilat iu drejtohen të gjithë atyre që kanë bërë të mundshme që kjo ngjarje të realizohet me sukses.
I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre, organizatën LAV, ATB për bashkë-organizim dhe printimin e kopjeve të para.
Sara Carlin dhe Tiziano Beber kanë bërë diçka të mrekullueshme me punën e tyre në krijimin e numrit të parë të librave të ilustruar të serisë “Rossana”.
Po ashtu, i jemi shumë mirënjohës organizatës FIQ, e cila na ka liruar sallën e tyre në Resource Center për ngjarjen e promovimit të librit “Teo”. Hapësira ishte e ofruar falas! E vlerësojmë këtë shumë!
Disa nga fotografitë e publikuara i ka bërë në mënyrë vullnetare, fotografi i talentuar, Petrit Kallaba, të cilin po ashtu e falenderojmë tejet shumë!
Për fund, por jo nga rëndësia, i falenderojmë mediat jashtëzakonisht shumë që e kanë vlerësuar këtë libër dhe iniciativë, si diçka të rëndësishme për ta promovuar: Klan Kosova – Ora e Pasdites, Radio Televizioni Dukagjini, KTV dhe Radio 21.
RTV Dukagjini ishte po ashtu prezent gjatë ngjarjës dhe na kanë ftuar gjatë programit READ, me Erza Matin! Faleminderit!
Libri, disa shenjues të librit (bookmars), kartolina dhe kapëse (pins) me ilustrime të librit, do të jenë shumë shpejtë në shitje.
Çdo blerje do të kontribuojë në 100% për sesionet educative për shkollat e ciklit të ulët në Kosovë. Për këtë aspekt, do të pasojnë informata dhe detaje shtesë në vazhdimësi.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.2533800690030386&type=3