Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Pas një pune të palodhshme të ‘Four Paws’, ariu Mark, i fundit prej “arinjve të restauranteve” në Shqipëri, ka filluar udhëtimin për në shtëpinë e tij të përhershme në BÄRENWALD Arbesbach në Austri, ku do të shijojë pjesën e mbetur të jetës në një ambient të përshtatshëm për llojin e tij.

Arinjtë e restauranteve kanë qenë fenomen edhe në Kosovë, por falë angazhimit të FOUR PAWS, të gjithë këta arinjë kanë gjetur shtëpi të përhershme tek BEAR SANCTUARY Prishtina, ku gëzojnë jetë të shëndetshme dhe hapësirë të mjaftueshme për të shfaqur sjelljet e tyre natyrore.

Jemi jashtëzakonisht falenderues ndaj ‘Four Paws’ që nuk kursejnë asgjë për të ndihmuar kafshët edhe në Shqipëri dhe Kosovë!