Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Ky gjest është i pa pranueshëm!

Avokatët e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojmë në të mirën e luanit që mbahet në kafaz të vogël, sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Mbajtja e kafshëve në këtë mënyrë, importimi i tyre (me gjasë edhe i jashtëligjshëm) tregojnë mirë sa i dobët është shteti në mbikëqyrje të situatave të tilla.
Shpresojmë edhe në vëmendje të organizatave ndërkombëtare në mënyrë që ta nxjerrin luanin nga ai vend.

 

PËRDITËSIM 22.11.2019:

Sipas takimit që Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve kishte me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, mori lajmin se agjencia është duke i bërë investigimet e saj sa i përket hyrjes së luanit në shtet, dhe për kushtet e jetës/mirëqenien e luanit në kafaz. Sipas informatave nga takimi, inspektorët e veterinarisë ishin tek vendi i ngjarjes dhe po e shqyrtojnë situatën.

Shumë shpejt ata do të dalin me deklarimin e tyre.

Me ndihmë të njërës së aktivisteve nga organizata Të Bashkuar për Kafshët, jemi në kontakt me disa përgjegjës të organizatës Four Paws.

Organizata jonë po ashtu ka kontaktuar disa organizata të huaja (përfshirë edhe organizatën tonë partnere LAV) të cilat kanë parqe të mëdha rehabilituese ku luani do të mund të dorëzohet.

Ne do te rrimë gati me avokatët tonë profesionistë nëse AUVK nuk merr ndonjë masë ligjore urdhëruese për ta konfiskuar luanin.

Luani, shimpanzat dhe çdo lloj tjetër i kafshës së egër e mbrojtur me ligj, duhet të dalë nga ai vend.