Në kuadër të kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, me mbështetje të znj. Helen Wormser nga Fondacioni StrayCoco, do të financojë shtimin e një komponente në regjistrin aktual të AUVK-së, për të përfshirë edhe regjistrimin e qenve me mbajtës/pronarë.
Krijimi i regjistrit qëndror është një parakusht kryesor për të filluar regjistrimin e kafshëve shoqëruese (qenve) me mbajtës/pronarë.
Regjistrimi i qenve me mbajtës është një masë më se e domosdoshme në Kosovë, pasi që një nga burimet kryesore të shtimit të qenve në rrugë janë pikërisht braktisjet e qenve nga mbajtës/pronarë të paidentifikuar, prandaj edhe organizata jonë është e përkushtuar ta ndihmojë AUVK-në për të filluar sa më shpejt me regjistrimin e qenve me mbajtës.
Për hapat e rradhës, do të ju mbajmë të informuar.