Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Si për çdo vit, përsëri delet janë mbajtur padrejtësisht në tregjet illegale, anembanë, për ta pritur therrjen me rastin e festës së Kurban Bajramit. Mbajtja e këtyre deleve në këto tregje ilegale, në temperatura shumë të larta, të ekspozuar ndaj diellit, pa ujë dhe pa pasur aspak hapësirë për të levizur, në feciet e tyre – shkelin të drejtat e kafshëve, dispozitat ligjore që parashohin tregtinë dhe therrjen e kafsheve, dhe mbi të gjitha është mizore.

Ndonëse destinimi i tyre është therrja, të cilat për vite behën në këto tregje duke e rrezikuar edhe shëndetin publik, këto kafshë meritojnë trajtim të dinjitetshëm përgjatë kohës që jetojnë, si dhe vdekje/therrje të lehtë ashtu siç e parasheh legjislacioni kosovar në fuqi.
Këto kafshë (të paktën) meritojnë të kenë qasje në ujë të pijshëm, hapësira adekuate, ushqim, dhe vdekje të dinjitetshme. Edhe pse në bëjmë thirrje që të mos vriten fare dhe që çdo festë të festohet pa vdekjen e askujt.

Ne i bëjmë thirrje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, si dhe Inspektoratit të Komunave gjegjëse, të kryejnë detyrat e tyre sipas dispozitave ligjore dhe të mos lejojnë mizori të tilla.