Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka aprovuar Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) 27/2024 për kushtet teknike që duhet t’i plotësojnë mbarështuesit e kafshëve shoqëruese për mbajtje, dhurim dhe shitje.
Ky Udhëzim Administrativ përcakton kushtet teknike dhe profesionale që duhet të plotësohen nga subjektet për mbarështimin e kafshëve, si dhe kushtet që duhet të respektohen për t’u siguruar kafshëve mirëqenie të plotë. Ky UA do të zbatohet për mbarështimin me apo pa planifikim, për kafshët shoqëruese të destinuara për mbajtje, dhurim apo shitje.
Disa nga pikat kyçe të këtij Udhëzimi Administrativ:
🐕🐈🐇 Mbarështimi i kafshëve shoqëruese mund të bëhet vetëm në qendrat e licencuara për këtë qëllim.
❌ Ndalohet shitja e qenve dhe maceve në dyqanet e kafshëve.
✅ Për t’u licencuar, qendrat e mbarështimit duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar mirëqenien e plotë të kafshëve.
👫🏻 Personat fizik të cilët dëshirojnë të mbarështojnë kafshët e tyre shoqëruese, mund ta bëjnë këtë vetëm në qendrat e licencuara.
🐾 Kafshët duhet të qëndrojnë së paku 8 orë në ditë në hapësirat e dedikuara për lëvizje të lirë dhe socializim me kafshë të tjera të të njejtit lloj (kur është e përshtatshme).
❌ Ndalohet shitja dhe dhurimi i kafshëve tek personat nën moshën 18-vjeçare.
🗂️ Qendrat e mbarështimit duhet të kërkojnë dëshmi për kushtet e mbajtjes së kafshëve para shitjes apo dhurimit.
✍️ Personi përgjegjës, dhe stafi i qendrës mbarështuese, duhet të trajnohen për mbajtjen dhe mbarështimin e kafshëve, për sigurinë dhe mirëqenien e plotë fizike dhe psikike të kafshëve shoqëruese.
ℹ️ Qendra mbarështuese obligohet që për secilën kafshë shoqëruese të shitur apo të dhuruar, t’i sigurojë pronarit apo mbajtësit të ri, udhëzime me shkrim për nevojat specifike të llojeve të kafshëve, siç janë: nevojat për ushqyerje të mirëfilltë, nevojat për hapësirë dhe kujdes, evitimi i jo rehatisë, vuajtjes, ankthit, frikës, stresit dhe sëmundjeve, mbajtja e përgjegjshme, dhe obligimet ligjore për mbajtje të përgjegjshme të kafshëve.