Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, në bashkëpunim me Kosovo Small Animal Welfarestraycoco.com – im Einsatz für Strassenhunde, si dhe Komuna e Prizrenit kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, përmes së cilit hidhet një hap tutje drejtë menaxhimit të popullatës së qenve në këtë Komunë.

Siç edhe shihet në fotot poshtë, përmes kësaj marrëveshjeje do krijohen këto mundësi:

– Rregjistrimi i qenve/krijimi i databazës, (përmec çipit) në Komunën e Prizrenit, në bashkëpunim me AVUK.
– Krijimi i rregullores komunale, e cila obligon qytetarët që të regjistrojnë qentë e tyre.
– Kastrimi/sterilizimi i qenve me pronarë (200 sosh), nga Kosovo Small Animal Welfare, e cila do bëhet përmes një kampanje vetëdijesuese, në bashkëpunimi me Komunen e Prizrenit.
– Ndërtimi i qendrës së trajtimit të përkohshëm nga Komuna e Prizrenit; që ligjerisht, parashihet në Udhëzimin Administrativ 05/2017 – përcaktimin e kushteve teknike për ndërtimin e qendrë së trajtimit të përkohshëm të qenve endacakë.

Gjitha këto priten të konkretizohet përmes aktiviteteve të dakorduara nga grupi punues, i cili do hartojë rregullorën në fjalë, si dhe do përcaktojë kohëzgjatjen e aktiviteteve e projekteve të listuara lartë.

I falenderojmë të gjithë hisedarët dhe individët që ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies së qenve në Kosovë!