Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Temperaturat e larta të verës mund të jenë të rrezikshme edhe për kafshët, ashtu si edhe për njerëzit. Në mungesë të kujdesit të duhur, shumë kafshë e kanë të pamundur t’i përballojnë këto kushte mjaft ekstreme të motit të nxehtë.

Me veprime të vogla por shumë domethënëse, ne mund t’i ndihmojmë kafshët endacak t’i mbijetojnë temperaturave të nxehta. Disa nga mënyrat si mund të ndihmoni:

  • Vendosni enë me ujë: Vendosni sa më shumë enë me ujë në vende të përshtatshme për kafshët endacake. Do të habiteni nga numri i krijesave që do të përfitonin nga ky veprim i thjeshtë. Një veprim i tillë do të shuante etjen e mijëra krijesave, të mëdha dhe të vogla – nga qentë dhe macet tek zogjtë, milingonat, grerëzat, bletët dhe madje edhe kërmijtë.
  • Ushqeni kafshët: Ushqimi i kafshëve endacake me fruta dhe perime mund të jetë një trajtim i mirë për ta, pasi ato janë të ëmbla dhe i ndihmojnë kafshët të hidratohen. Para se ta bëni këtë, mësoni se cilat fruta dhe perime mund t’i hajnë qentë dhe macet: https://trupanion.com/pet-care/fruits-and-veggies-for-pets
  • Merrni masa: Frymëmarrja e vështirësuar dhe lëvizjet jonormale të kokës janë tregues të rraskapitjes ose të ndikimit nga nxehtësia. Hidhni shumë ujë me temperaturën e dhomës në trupin e kafshëve për t’i ftohur ato, fshijini ato me një peshqir të lagur dhe telefononi një veteriner ose transportojeni kafshën në klinikën më të afërt veterinare.
  • Shpëtoni një jetë: Mbani vëmendjen tek të gjitha kafshët që shihni jashtë. Sigurohuni që ata të kenë ujë dhe strehim të mjaftueshëm. Nëse gjeni një kafshë në ankth, kontaktoni një veteriner ose transportojeni kafshën në klinikën më të afërt veterinare.