Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Tani që 2 muaj, falë iniciativës tonë dhe nepërmjet fasilitimit për takime punuese, nga Zyra e Zëvendës Kryeministrit të parë, të Republikës së Kosovës, z. Besnik Tahiri, jemi duke punuar së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në:

  1. ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve shoqëruese, në mënyrë që të futen edhe dispozitat ndëshkuese për ata që nuk do t’i regjistrojnë kafshët e tyre shoqëruese dhe për ata që do t’i braktisin ato.
  2. ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për të rregulluar kompenzimin veterinar për dy shërbime të tjera që shteti do t’i ofrojë FALAS, në të ardhmen e afërt për qytetarët dhe kafshët e tyre shoqëruese, sic janë: a. identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve shoqëruese dhe b. kastrimi/sterelizimi i kafshëve shoqëruese me mbajtës (kujdestar/pronar).
  3. propozimin e një udhezimi administrativ, plotësisht të ri për të rregulluar mbarështimin e kafshëve shoqëruese (qenve, maceve, zogjve, brejtësve, ujë-tokësorëve, peshqve, zvarranikëve), që janë të destinuara për shtije apo dhurim.

Dy udhëzimet e para administrative të përmendura më lartë, vecse janë dorëzuar pranë Zyrës Ligjore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). E treta, me shpresë që të finalizohet në ditët në vijim, do të dorëzohet po ashtu pranë MBPZHR-ës.

Ministri Besian Xh Mustafa, është zotuar që do t’i marrë këto udhëzime administrative me urgjencë dhe prioritet dhe shpresojmë që deri në fund të këtij muajit (tetor) të aprovohen dhe të hyjnë në fuqi.

Ministër Mustafa, fati i shumë kafshëvë të keqmbajtura dhe keqtrajtuara, është në dorën e juaj!