Gjoni, luani që u kontrabandua në Kosovë nga Shqipëria është ende në Kosovë, në resortin “Maja e Zeze” në Gjilan (i dënuar për kontrabandën e luanit).
Një vend tjetër nuk mund të gjendej për Gjonin dhe për fat të keq ende duhet të qëndrojë në atë vend. Sidoqoftë, hapat e mirë janë akoma për të ardhur.
Four Paws, përmes kolegëve të tyre në Prishtinë, Bear Sanctuary Prishtina, janë duke e bërë kujdesin mjekësor-veterinar për luanin dhe duke i këshilluar pronarët e resortit se si ta ushqejnë luanin.
Përveç kësaj, “Four Paws” dhe “Bear Sanctuary Prishtina” janë në proces për të shpëtuar luanin nga resorti (pronari i të cilit – i dënuar) dhe për të transportuar Gjonin në një qendër shpëtimi të organizatës “Four Paws”, në të cilin ai mund të jetojë i qetë për pjesën tjetër të jetës së tij.
Procesi i transferimit tani varet nga zyrtarët e shtetit Shqiptar. Shteti shqiptar duhet të përgatisë të gjithë dokumentacionin dhe së bashku me Four Paws, të shpëtojë Gjonin, sa më shpejtë.
Faleminderit për shpëtimin e Gjonit, Four Paws dhe Bear Sanctuary Prishtina!