Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Me temperatura shumë të larta në të gjithë botën, mbajtësit (pronarët) e kafshëve duhet të ndërmarrin disa hapa për t’i mbajtur kafshët shoqëruese të sigurta gjatë temperaturave ekstreme.

Çfarë nuk duhet të bëni:

  • Mos shëtisni me kafshën në mes të ditës – Qentë mund të kenë vështirësi të jenë të freskët gjatë temperaturave të larta dhe janë të ndijshëm ndaj këtyre temperaturave. Kjo është për shkak se ata nuk mund të djersiten dhe mbështeten në gulçim për të ftohur temperaturën e trupit. Përmbajuni shëtitjeve herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje.
  • Kurrë mos e leni një qen apo kafshë tjetër në veturë, rimorkio ose kasolle në një ditë të nxehtë apo edhe të ngrohtë. Të qenit i mbyllur në një makinë për vetëm disa minuta mund të jetë fatale për një kafshë shoqëruese.
  • Mos i vendosni shtëpizat apo kafazet e kafshëve në kontakt direkt me diellin

Çfarë duhet të bëni:

  • Testin e nxehtësisë së asfalltit: Vendoseni pëllëmbën e dorës në tokë për pesë sekonda përpara se të dilni për shetitje me qenin tuaj. Nëse është shumë e nxehtë për ju, është shumë nxehtë për putrat e një qeni.
  • Të ofroni hije adekuate për kafshën.
  • Të ofroni ujë të freskët për kafshën gjatë tërë kohës. Mund të vendosni edhe kuba akulli në enën e tyre me ujë.
  • Të ofroni një vend të freskët për të pushuar. Kjo mund të përfshijë peshqirë të lagur për t’u shtrirë, megjithëse mos vendosni një peshqir të lagur mbi qenin tuaj pasi mund të bllokojë nxehtësinë.
  • Të shikoni për shenja të rraskapitjes nga nxehtësia. Tek qentë, këto përfshijnë gulçim të rëndë, jargëzim, shqetësim, mishrat e dhëmbëve të kuq të ndezur ose shumë të zbehtë dhe mungesë koordinimi. Shenjat e goditjes së nxehtësisë tek lepujt përfshijnë jargëzim, pështymë, letargji, frymëmarrje të shkurtra dhe të cekëta, veshë të kuq dhe të ngrohtë, hundë të lagur. Nëse dyshoni për goditje të nxehtësisë ose ndonjë gjendje tjetër të lidhur me nxehtësinë, çoni kafshën tuaj në një vend të freskët dhe të ajrosur mirë. Jepini për të pirë sasi të vogla uji të freskët (jo të ftohtë) dhe derdhni ujë në temperaturë dhome për ta ftohur. Kërkoni këshilla të menjëhershme nga veterineri juaj.