Këtu tregohet qartë se si një rreshter (forcë e policisë), kishte dalur me armë zjarri për të shënjuar disa qen endacak, që pa asnjë provë ai i kishte cilësuar si të rrezikshëm – dhe kështu kishte përfunduar duke qëlluar një lopë siç është raportuar nga Kallxo.com.
Sipas kodit të ri penal të Republikës së Kosovës (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834), neni 346, çdo keqtrajtim ndaj kafshës konsiderohet vepër penale. Tentimi për vrasje, po ashtu konsiderohet vepër penale dhe këtu është dëshmuar haptazi që polici në fjalë ka tendenca të vrasjes së qenve endacak, pa hezituar fare.
Po ashtu, na shqetëson fakti se një polic e përdorë armën e tij për ta “zgjedhur” një problem që do të mund të rregullohej pa pasur nevojë për të qëlluar me armë për të vrarë dikë, në këtë rast kafshët.
Këto sjellje jo profesionale dhe shqetësuese, që po ashtu cilësohen si vepra penale, duhet ndëshkuar sa më parë.
Ne presim nga IPK-ja (Inspektoriati Policor i Kosovës) që ta marrë vendimin e duhur mbi rastin dhe të japin ndëshkimin e merituar.