Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, në koproduksion me TQP Teatri Dodona dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës, do të mbajë premierën e shfaqjes teatrale “Teo, qeni i rrugës”, këtë të shtunë dhe të dielë.

Teo është një qenush i vogël që jeton rrugëve i vetmuar dhe kërkon ushqim dhe dashuri. Lumi dëshiron të ketë një qen, por nëna e tij nuk i do qentë në shtëpi. Lumi dhe Teo takohen dhe krijojnë miqësi, por miqësia e tyre has në vështirësi, pasi që shumë njerëz përreth tyre nuk janë dashamirë të kafshëve ashtu siç është Lumi.

Shfaqja është e bazuar në librin me ilustrime “Teo, qeni i rrugës”, punuar nga Tiziano Beber dhe Sara Carlin.

Biletat mund të rezervohen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, vetëm përmes telefonit 038-230-623. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës.