Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Organizata e jonë i bashkohet protestës së 9 prillit në Tiranë, që po organizohet kundër vrasjes së qenve të rrugës nga Bashkia e Tiranës.

Tani e sa vite, Bashkia e Tiranës nuk praktikon metodën KSVL (Kapje, sterilizim/kastrim, vaksinim dhe lëshim) për trajtimin e qenve të pastrehë, por përdorë metodat më mizore siç është vrasja e qenve.

Kafshëdashësit dhe aktivistët e Shqipërisë për mbrojtjën e kafshëve të rrugës kanë organizuar protesta të njëpasnjëshme për të kundërshtuar këtë dukuri shumë negative, prandaj në mbështetje të aktivistëve të Shqipërisë, edhe organizata jonë do të marrë pjesë në protestën e rradhës.

I ftojmë të gjithë aktivistët nga Kosova të cilët kanë mundësi, të bashkangjiten në protestën e rradhës në Tiranë për të ngritur zërin për kafshët e gjora të cilat po gjejnë vdekjen nga vet shteti.

Protesta fillon nga ora 12:00, para Bashkisë së Tiranës.