Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Sulmet nga qentë zvogëlohen nëse monitorohen tregjet ku shitën kafshët nga mbarështuesit e pakontrolluar dhe jashtëligjorë. Dhe jo vetëm, AUVK duhet të nisë zbatimin e regjistrimit të qenve me pronarë sa më shpejt!

Kur kemi njoftuar policinë dhe inspektorët veterinarë mbi dhjetë herë, për këto çështje, ata kanë përtuar të vijnë dhe ta kryejnë punën e tyre siç parasheh ligji.

Policët sillen në treg çdo herë, por nuk e kuptojnë që krimi dhe burimi i të gjithë qenve endacakë, është pikërisht aty, në ato tregje në të cilat gjenden.

Më poshtë, e shihni se cilat janë disa ndër detyrat e policisë, të cilat po injorohen, edhe pse ne po raportojmë mbi shitjet jashtëligjore të kafshëve në ato tregje.

Sa për inspektorët veterinarë komunal, flenë gjumë dhe janë të zënë me “monitorimin” e flamurëve pranë artikujve ushqimore në dyqanet kosovare. Ndoshta vet e kuptoni se ku e vejnë rëndësinë institucionet tona; – në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, hiç se hiç!