Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Ishte kënaqësi që së bashku me BEAR SANCTUARY Prishtina të merrnim pjesë në punëtorinë për fëmijë të organizuar nga Galeria 17, për të biseduar me fëmijët për përkujdesjen e kafshëve të pastreha dhe si kafshët e egra duhet të jetojnë të lira e jo të mbahen në izolim, siç ndodh shpesh nëpër botë.

Përmes librit të ilustruar “Teo”, i cili është krijuar nga organizatat tona partnere LAV Trentino dhe Trentino con i Balcani Onlus, që përshkruan jetën e një qeni të rrugës nga Kosova, njoftuam fëmijët për përkujdesjen që duhet t’ju jipet kafshëve të rrugës.

Falemnderit Fondacioni Shtatëmbëdhjetë për ftesën për pjesëmarrje në këtë punëtori dhe për organizimin!

Edukimi i komunitetit, e posaçërisht i fëmijëve, për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve është një masë thelbësore për të siguruar një trajtim të duhur dhe dinjitoz të kafshëve e cila po ashtu do të çojë në parandalimin e braktisjes së kafshëve dhe do të reduktojë numrin e kafshëve të pastreha.