Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Komuna e Prishtinës me një qasje të qëndrueshme dhe humane për trajtimin e qenve endacak.

Komuna ka filluar me këshillimet online për qytetarët se çfarë është duke u bërë për çështjen e qenve endacak dhe është Komuna e parë që ka një qasje të tillë sa i përket kësaj çështje.

Siç po tregohet në video, Komuna është angazhuar të plotësojë strategjinë e saj dhjetë pikëshe për trajtimin e menaxhimit dhe kontrollit të qenve me dhe pa pronar:

  1. Ka themeluar një grup ndër-institucional për trajtimin e çështjes së qenve endacak brenda institucioneve komunale dhe nivelit qëndror
  2. Komuna ka nisur projektin e KSVL ku monitorimi është i hapur për të gjithë të interesuarit
  3. Ka krijuar pikat ushqyese për qentë endacak që të parandalohen bredhjet e shumta të qenve që ata të jenë më të qetë sa i përket aspektit të ushqimit dhe ujit
  4. Është duke planifikuar që të ndërtohet Qendra për Trajtim të Përkohshëm për trajtimin e kafshëve endacake
  5. Është duke u planifikuar prezantimi i ‘kujdestarëve të lagjes’ për kafshët endacake

Kurse, në nivelin qëndror, AUVK tashmë ka publikuar tenderin për kontraktimin e subjekteve veterinare dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mbajtës (pronar), ku do të ofrohet falas edhe kastrimi/sterilizimi për të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve.

Po ashtu, sa i përket kontrollit të mbarështuesve të qenve, ne jemi në pritje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për themelimin e grupit punues per rishikimin dhe aprovimin e Udhëzimit Administrativ për Licencimin dhe Kontrollin e Mbarështuesve të Kafshëve Shoqëruese dhe shpresojmë që sa më parë të punojmë në këtë drejtim pasi që është po ashtu thelbësore.

Komuna po ashtu ka dedikuar një linjë telefonike për të lajmëruar rastet ‘agresive’.

Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje që të bashkëpunoni me Komunën duke thirrur ato numra kur shihni qen pa vath, të pa trajtuar dhe të mundoheni të krijoni një lidhje të shëndosh me qentë në lagje.

Qentë bëhen agresiv kur njerëzit në përgjithësi i keqtrajtojnë, andaj mos i keqtrajtoni dhe parandaloni që fqinjët e juaj t’i keqtrajtojnë apo braktisin dhe mundohuni t’i ushqeni kurdo që keni mundësi, me aq sa keni mundësi.