Organizata jonë para shumë kohësh ka shpëtuar disa qen të racës Pit Bull nga situata të rrezikshme ku qentë viheshin në luftëra mes vete, nën komandën dhe organizimin e mbajtësve/pronarëve të tyre.
Aktiviteti brutal dhe mizor i “luftërave me qen” në vendin tonë, konsiderohet në ‘letër’ edhe si vepër penale sipas nenit 346 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës por për fat të keq nuk gjen zbatim të mirëfilltë dhe keqtrajtimi i kafshëve, nuk shihet si çështje prioritare as nga institucionet përgjegjëse për mbrojten e tyre, as organet e drejtësisë dhe as nga shoqëria kosovare.
Përveç kësaj, organizata jonë ka shpëtuar edhe disa këlyshë të racës Pit Bull, të braktisur nga njerëz të papërgjegjshëm.
Toleranca e keqtrajtimit dhe braktisjes së kafshëve në vendin tonë, është mjaft e madhe dhe kjo gjë duhet të ndryshojë.
Qenushët në foto, të racës Pit Bull të shpëtuar nga braktisjet, jepen për adoptim, por vetëm tek individëd serioz dhe të gatshëm për mbajtjen e një kafshe shoqëruese siç është qeni.
Të interesuarit, na shkruani në mesengjer, email: info@animalrights-rks.org ose në Whatsapp në numrin e telefonit: +383 (0) 49 332 812
Kontratën për adoptim mund ta gjeni në këtu: https://bit.ly/3tCFgBb