Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Iniciativa që po parashihet dhe më e keqja, që po publikohet me krenari nga Komuna e Prizrenit – për ndërtimin e një strehimoreje, është totalisht qasje e gabueshme.

E lusim me shumë këmbëngulësi dhe bindje profesionale, Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka që:

1. Mos ta pomovojë ndërtimin e një strehimoreje që do të izolonte qentë endacak – kjo vjen nga dëshmitë e strehimoreve tjera në Kosovë – që lane qentë të izoluar pa ndonjë menaxhim insitutcional dhe profesional.

2. Programi i Menaxhimit dhe Kontrollit të qenve endacak në Kosovë, aplikon programin: KAP – KASTRO – VASIONO – LËSHO. Lëshimi i tyre duhet të bëhet PATJETËR. Qentë duhet të lëshohen në vendin ku janë rritur. NE nuk kemi kapacitete shtetërore institucionale dhe as profesionale që t’i mbajmë qentë në strehimore për momentin në Kosovë. PËR MË TEPËR, 35.000 euro është shumë e vogël për trajtimin e të gjithë qenve endacak në Prizren. Nuk do të mjaftonte as për ndërtimin e mirefilltë të menaxhmit të ujërave të zeza të strehimores eventuale – mendojeni se si do te menaxhoheshin gjërat tjera të nevojshme brenda saj.

Zgjedhjet potenciale që sugjerojmë:

1. TË APLIKOHET PROGRAMI i Menaxhimit dhe Kontrollit të qenve endacak – sipas kritereve që Agjencioni i Ushqimit dhe i Veterinarisë ka specifikuar, duke aplikuar programin KAP – KASTRO – VASIONO – LËSHO.

2. Me 35.000 euro mund të krijohen qendra ambulantore të improvizuara që do t’iu ndihmonin qenve pas trajtimit të tyre nga programi i përmendur më lartë.

3. Të krijohen grupe punuese në menyrë që të ndihmojnë ne ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në menyrë që të krijohen raporte paqësore mes qenve dhe njerezve.

Si përfundim: fondi në fjalë, mund të shpenzohet në gjëra që GARANTOJNË QËNDRUESHMERI në situatë – e jo, për krijimin e një vendi si kamp vdekjeje për qentë tanë endacak!