Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Deklaratat e veterinarit të përfshirë në rastin skandaloz e vërtetojnë abuzimin me fonde publike si dhe joprofesionalizmin e mjekëve të kontraktuar për ta kryer projektin e kastrimit/sterilizimit.

“Nuk mund të jetë dështim kjo, por gabim teknik, nuk përjashtohet mundësia. Duhet të bëhet verifikimi i numrit sepse ka mujt mu ndërru numri, shumë lehtë mundet me ndodh kjo”, tha shkurt Safet Osmani, veterinar përgjegjës, për Gazetën Observer.

Nga faktet e paraqitura nga Fondacioni ynë (https://www.facebook.com/fondacioniperkafshe/posts/2647482315328889?__tn__=-R) shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me gabim teknik, por me abuzim me plot vetëdije nga ambulanta në fjalë.

“Me qen endacak është problem mu marrë, sepse këta nuk janë qenë shtëpiakë” – Safet Osmani

Kjo deklaratë e vë në pah edhe më shumë abuzimin me tenderë për trajtim të qenve endacakë, pasi që siç shihet edhe nga vet reagimi i veterinarit, tenderin e kanë fituar njerëz të papërgatitur profesionalisht për ta kryer shërbimin për të cilin janë paguar me fonde publike.

Organizata jonë është në pritje të një vendimi zyrtar nga AUV në lidhje me këtë rast, dhe çdo vendim që nuk përfshim revokimin e licencës dhe dënimin e paraparë me ligj për abuzuesit e fondeve publike në këtë tender, do të jetë i papranueshëm për organizatën tonë.

 

https://www.gazetaobserver.com/skandaloze-vazhdojne-dallaveret-qenushja-e-sterilizuar-lind-kelyshe/