Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mbajtës (pronar) ka filluar!
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise (AUV) po ofron regjistrim falas për një (1) vit, për të gjithë qentë me pronar në Kosovë.
Identifikimi i qenve bëhet përmes vendosjes së mikroçipit, i cili përmban numrin unik identifikues, që ndërlidhet me të dhënat e mbajtësit (pronarit), që ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve të AUV-së.
Përveç regjistrimit, do të ofrohet falas edhe kastrimi/sterilizimi i qenve për të gjithë pronarët e interesuar.
Për të parë subjektet veterinare të kontraktuara për të ofruar falas këto shërbime, vizitoni linkun: https://bit.ly/3zTqLho
REGJISTRIMI I QENVE ËSHTË OBLIGIM LIGJOR!
*Realizimi i këtij video animacioni është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Amam Studio & StrayCoCo Foundation.