Këtu mund të gjeni raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, Ex-Officio, Rasti nr. 517-2019 në lidhje me rrezikun që i kanoset qytetarëve nga qentë endacakë.
Në këtë raport, Avokati i Popullit rekomandon si në vijim:
- Të krijohet plani kombëtar për menaxhimin e popullsisë së qenve endacak;
- Të ndryshohen aktet ligjore aktuale në mënyrë që regjistrimi i qenve me mbajtës (pronarë) të bëhet i detyrueshëm, si dhe të bëhet licencimi i mbarështuesve të kafshëve shoqëruese (në këtë rast, qenve);
- Të krijohen qendra të strehimit të përkohshëm të kafshëve endacake (sipas UA 04/2017 për kushtet teknike që duhet plotësuar këto qendra);
- Të organizohen fushata vetdijësuese dhe edukuese në lidhje me temën e mirëqenies së kafshëve, konkretisht rreth sjelljeve të qenve.
Qysh nga themelimi, organizata jonë ka bërë thirrje si tek institucionet qëndrore edhe ato lokale, për ndërmarrjen e këtyre masave, si mënyra më efektive dhe humane e menaxhimit të popullsisë së qenve endacak.
Këto masa, përveç që do të siguronin mirëqenie më të madhe të kafshëve, do të siguronin që edhe siguria dhe shëndeti publik i qytetarëve të mos cenohej.
Është e papranueshme që për shkak të neglizhencës së institucioneve, qytetarëve të ju rrezikohet siguria dhe shëndeti, e kafshëve në rrugë të ju rrezikohet skajshëm mirëqenia.
Prandaj, ne si organizatë do të filojmë takimet tona me Komunat e Kosovës, në mënyrë që masat e rekomanduara të Avoktatit të Popullit, të zbatohen sa më shpejt në tërë Republikën e Kosovës.