Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

E falenderojmë Televizionin e Prizrenit për raportazhin për situaten me qentë endacak. 

Gjatë intervistave fillestare të raportazhit dëgjuam ankesat dhe frikat e qytetarëve nga qentë endacak pasi që disa qen endacak edhe bëhen agresiv. Nëse kemi qen agresiv në vendin tonë, i bie që aq më shumë malltretime po ndodhin ndaj tyre. Qentë nuk bëhen agresiv vetvetiu por nga rrethanat e jashtme negative që në shumicën e rasteve njerëzit i shkaktojnë ato. Sa më të butë dhe më të kuptueshëm që të jemi ne ndaj tyre, aq më të qetë dhe butë do të jenë me ne. 

Gjatë intervistave në këtë raportazh, është intervistuar edhe Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe ne me shqetësim të madh i njoftojmë të gjithë qytetarët që disa nga deklaratat e AKK-së nuk qëndrojnë dhe duhet plotësuar ato me shumë urgjencë pasi që mund të dezinformojnë shoqërinë. 

Thuhet nga AKK që “ekziston një strategji” dhe që kemi mjaftueshëm “të shkruara” për këtë problematikë, por kinse mungon zbatimi. Kjo nuk qëndron sepse Republike e Kosovës nuk posedon dhe asnjëherë nuk ka poseduar dokument strategjik me të gjitha masat e nevojshme për ta menaxhuar problemin me qen endacak dhe për të menaxhuar burimin e problemit të qenve endacak, që janë pikrësht pronarët dhe qentë e tyre që përfundojnë në rrugë të braktisur. Zbatimi i shumë ligjeve dhe akteve në

Ia rikujtojmë AKK-së që Komunat kanë obligim ligjor që ta trajtojnë këtë porblem, jo vetëm AUVK. 

Strategjia që kinse ekziston sipas AKK-së, është një projekt propozim që ishte bërë në 2016 për Qeverinë e atëhershme që udhëhiqej nga z. Ramush Haradinaj dhe i cili e kishte ndarë buxhetin për KSVL (kastrim, sterilizim, vaksinim, lëshim), pikërisht ashtu siç kishte propozuar AKK. Do të thotë, paska pasur zbatim, projekti që AKK ka propozuar qysh në atë kohë dhe AKK shumë mirë e din pse projekti i propozuar nga ta dhe që ishte zbatuar nga AUV në vitin 2018 në nivel vendi, cilësohet si i dështuar sepse numri i qenve endacak është tani i njëjtë apo edhe më i madh se sa në vitin 2018 kur projekti kishte filluar. 

Është e cuditshme se si AKK nuk ishte angazhuar asnjëherë në monitorimin e projektit në fjalë. Edhe ne jemi vetëm OJQ dhe na ka interesuar se si po shpenzohet para publike dhe si po trajtohen qent e rrugës gjatë të gjitha fazave të projektit. 

I rikujtojmë AKK-së që pikërisht pse projekti i 2018 ka treguar mangësi në shumë aspekte, organizata jonë ka punuar vazhdimisht që standardi i trajtimit të qenve endacak për procedurat KSVL të përmirësohen dukshkëm. Pikërisht për shkak të propozimeve jo të qëndrueshme në të kaluarën, e kemi situatën njësoj apo edhe më keq.  

 Një gjë tjetër është theksuar në mënyrë të pasaktë nga AKK në këtë reportazh, kur e komentuan grupin punues të themeluar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke thënë që “një punë po bëhet dy herë” sepse edhe AUV në kuadër të një projekti të BE-së është duke e bërë një strategji të tillë. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë sepse punët mes grupit punues të MAPL-së dhe AUV-së është duke u kordinuar jashtëzakonisht mirë falë edhe punës së palodhshme të organizatës tonë – e cila ka një rol të rëndësishëm në krijimin e bashkëpunimeve institucionale për trajtimin e kësaj problematike. Organizata jonë beson që vetëm me një bashkëpunim ndër-sektorial, problemi i qenve endacak do të përmirësohet. 

Me datën 5 dhe 6 maj do të mbahet një punëtori për finalizimin e draftin të strategjisë kombëtare që një eksperte e angazhuar në kuadrë të një projekti të BE-së (për dhe në bashkëpunim me AUV-në), ka prpopozuar. Do të thotë, edhe MAPL edhe AUV janë në koordinim të plotë në këtë aspekt. 

Para po thuajse 2 viteve, as AUV dhe asnjë institucion tjetrë nuk ka menduar për një qasje strategjike për situatën me qentë endacak dhe ne jemi të lumtur që institucionet e vendit më në fund janë bërë bashkë që të definojnë saktë dhe mirë rrugët që duhet ndjekur që të shkohet drejt përmirësimit të situatës.