Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Djaloshi i vogël në foto, Noah, qysh prej kur ka qenë foshnje, ka miqësi të pazëvendësueshme me qentë endacak në lagjen e tij, pasi që prindërit e tij ia kanë mësuar dashurinë dhe dhëmbshurinë ndaj kafshëve që nga fillimi.

👦 Noah është mësuar që çdo ditë t’i vizitojë qentë e lagjës së vet, t’i ushqejë, të shetisë dhe të luajë bashkë me ta, dhe madje mundohet që t’i mësojë edhe të tjerët të jenë të dashur me qentë dhe të mos frikësohen. Këto veprime na mbushin me shumë shpresë dhe optimizëm që gjeneratat e reja mund të jenë ndryshimtarët e vërtetë për një jetë më paqësore mes kafshëve të rrugës dhe njerzve, dhe për trajtim të dinjitetshëm të kafshëve.

🐕 Qentë e lagjes janë mësuar me figurën e Noah, që i do qentë me gjithë zemër. Qentë kur mësohen se fëmijet janë paqësor, të butë dhe miqësor, gjasat për të ndodhur ndonjë incident janë jashtëzakonisht të vogla.

📢 Bëjmë thirrje që të reflektojnë të gjithë prindërit që i mësojnë fëmijët e tyre të sillën ashpër apo me agresivitet ndaj kafshëve të rrugës dhe të inspirohen nga prindërit e Noahs. Vetëm me paqe, butësi dhe dashuri mund të zbusim situatën e vështirë me qen endacak, jo duke i keqtrajtuar ata.

E falenderojmë shumë djaloshin e vogël për dashurinë e tij të madhe që ka ndaj qenve dhe prindërit e tij, por edhe prindërit tjerë që i mësojnë fëmijët njësoj, që kanë vendosur të jenë shembull dhe inspirim për ndryshime pozitive shoqërore.