Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Shkëmbim i eksperiencave dhe ndërtimi i lidhjeve bashkëpunuese mes Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë (shkurtimisht Për Kafshët) dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshës në Zvicër: Stiftung für das Tier im Recht (TIR): https://www.tierimrecht.org/en/tir-en/

Njëra nga themelueset e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ka bërë një vizitë studimore, më 20 gusht 2018, në “TIR”, Zürich.

Në ditën e parë edhe Znj. Wormser, drejtoreshë e Fondacionit zviceran StrayCoco (e cila e mundësoi këtë vizitë), për qentë endacakë në Kosovë (https://www.straycoco.com), ka qenë pjesë e prezantimit të mëngjesit nga TIR.

Znj. Vanessa Gerritsen, si zëvendëse e drejtorit gjeneral të TIR, ka njoftuar mysafirët për situatën dhe mbrojtjen e kafshëve me ligj, në Zvicër. Në ditët në vijim znj. Elza Ramadani, themeluesja e Fondacionit “Për Kafshët”, mori sugjerimet dhe referencat më të mira të spektrit legjislativ për mbrojtjen e kafshëve në Zvicër, në mënyrë që të replikohen apo imitohen disa dispozita ligjore apo praktika të mira, edhe në Kosovë.

Kjo vizitë ishte një fillim i një bashkëpunimi të mirëfilltë profesional.

I falenderojmë TIR për mirëpritje dhe gatitshmërinë për bashkëpunim! Po ashtu e falenderojmë Znj. Helen Wormser për organizimin e kësaj vizite!