Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Ndiqni intervistën në #KallxoPernime të znj. Helen Wormser, Drejtoreshë e Fondacionit zviceran “StrayCoCo” që operon në Kosovë që nga viti 2015 duke ndihmuar qenve endacak në rrugë me trajtime të sterilizimit, vaksinimit dhe shërime të tjera, dhe organizatë e cila ka tentuar që sa vite t’i bindë institucionet e vendit për një kontroll të qëndrueshëm dhe efikas të qenve endacak dhe burimeve të shtimit të tyre.

Organizata StrayCoCo ka ndihmuar organizatën tonë të ngritet në këmbë duke këshilluar dhe ndihmuar edhe financiarisht në disa aktivitete të organizatës dhe duke na ndihmuar që ta rrisim rrjetin e partnerëve të huaj për të mbështetur punën tonë të rëndësishme për ndryshimet ligjore dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në Kosovë.

Organizata StrayCoCo ka vetdijësuar shumë veterinerë në punën etike dhe profesionale sa i përket kafshët shoqëruese (sidomos për qenin) dhe ka investuar shumë në ndërtimin e infrastrukturave të ndryshme që kafshët të gjejnë trajtim dinjitoz dhe adoptim në familje të mira në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Znj. Wormser na tregon në intervistë se si duhet t’i qasemi problemit me qen endacak dhe thekson qartë se pa trajtimin e burimit të problemit siç është braktisja e qenve dhe këlyshve dhe mbarështimet nga qentë me mbajtës/pronar që bredhin lirshëm, situata nuk do të përmirësohet dhe vazhdimisht do të ketë qen në rrugë.

AUVK që nga korriku i vitit 2021 ka premtuar që të merret me regjistrimin e qenve me mbajtës për të pasur nën kontroll situatën me qen por deri më tani nuk ka filluar ende asgjë. Çdo gjë shkon jashtëzakonisht ngadale dhe nëse zbatimi i një projekti kaq të thjeshtë nuk fillon, imagjinoni masat tjera më të komplikuara që dojnë koncentrim dhe dedikim të plotë institucional (për zbatimin e Strategjisë Kombëtare).

E falenderojmë znj. Wormser për kontributin e vazhdueshëm, mbështetjen e shumë veterinerëve, organizatën tonë dhe shoqërinë tonë që situata me qentë endacak dhe mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve, të përmirësohet. Jemi gjithmonë falënderues!

Faleminderit Kallxo.com që trajton temën e qenve endacak në një formë substanciale duke trajtuar çdo aspekt të temës!