Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Është shumë e thjeshtë, vetem duhet vullnet serioz dhe profesional nga AUVK.

Nuk ka kuptim që vetëm me kastrimin e qenve endacakë të përmirësohet gjendja e popullatës së qenve në rrugët e Kosovës.

Duhet të implementohen këto hapa:

  • Regjistrimi i OBLIGUESHËM i të gjithë qenve me shoqëruës (pronarë);
  • Kontrolli i Dyqaneve të Kafshëve – PET SHOPS.
  • Kontrolli i mbarështuesëve ad hoc dhe të jashtëligjshëm (që ka shumë në Kosovë);
  • Të monitorohen tregjet dhe tregtarët e jashtëligjshëm në tregjet e kafshëve dhe tregjet e tjera në Kosovë;
  • Rekomandimi apo edhe obligueshmëria e kastrimit/sterelizimit të qenve me shoqëruës – ngaqë pronarët e qenve, zakonisht i braktisin ata;
  • KSVL- të vazhdohen projektet shtetërore të sterelizimit dhe kastrimit të qenve endacakë.