Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Dje, së bashku me DMV Zenel Zhabari nga “North Animal Hospital”, takuam zyrtarët e komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Beqiri, z. Maliq Ferizi, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe znj. Shqiponjë Hajdari Mikushnica, Drejtoreshë e Drejtorisë për Inspektime, si dhe përfaqësuesit e policisë në komunën e Vushtrrisë.

Gjatë këtij takimi, diskutuam rreth situatës me qentë në rrugë, si dhe për masat që duhet të ndërmarrë komuna për të parandaluar shtimin dhe shumimin e qenve në rrugë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe rreth organizimit të kampanjave vetdijësuese, ku zyrtarët policor u shprehën të gatshëm të ndihmojnë me shpërndarjen e broshurave që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për mbajtje të përgjegjshme të qenve.

Organizata jonë do të ndihmojë komunën në organizimin e fushatave vetdijësuese, si dhe do për çfarëdo hapi tjetër që ka për qëllim zgjidhjen humane të situatës me qentë endacak.

E falenderojmë komunën e Vushtrrisë dhe policinë për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim!

Për hapat e rradhës, do të ju mbajmë të njoftuar.