Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

 

Organizata jonë, në bashkëpunim me Teatri Dodona, pas disa muajve, do ta realizojnë shfaqjën teatrore me tematiken e qenve të rrugës dhe jetesës së tyre të vështirë në rrugë, nepermjet të cilit synohet ngritja e vetëdijes dhe dhembshurisë ndaj kafshëve të pastreha në Kosovë.

E falenderojmë jashtëzakonisht shumë Komuna e Prishtinës për subvencionin e dhënë për këtë projekt mjaft të rëndësishëm për fëmijët dhe të rriturit.

Të gjithë e dimë se si paragjykohen qentë endacak në Kosovë, duke i etiketuar gjithmonë si agresivë, pa analizuar asnjëherë rrënjët e agresivitetit të tyre eventual: traumat nga njerëzit.

Fëmijët apo grupmoshat e reja, janë çelës për një botëkuptim më të gjërë të trajtimit human dhe dinjitoz të kafshëve, edhe nepërmjet artit dhe teatrit.

E falenderojmë shumë Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona” për bashkëpunimin në këtë projekt!

Ju njoftojmë po ashtu se përgatitja e shfaqjes do të marrë kohë për shkak të COVID-19, por për çdo hap të projektit, do të njoftoheni me kohë.

 

https://prishtinaonline.com/uploads/lista_e_perfituesve_art_vizual_figurativ_botime_kinematografi_teater_per_publikim_08.05.2020.pdf?fbclid=IwAR3N_k4td7KUCnvgyn0d_7JeNYlLj4ielEA1jN2vgxFUvJV0HEhzZraLt34