Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë do të qëndrojë për tre ditë në selinë kresore të LAV-Lega Anti-Vivisezione (Organizata e Lidhjes Anti-Vivisection) në Romë dhe tre ditë të tjera në selinë lokale të LAV në Trento, për trajnime profesionale/punëtori me stafin përgjegjës të LAV në fushën e ndërtimit të strategjive efektive të punës, mbledhjes së fondeve, komunikimit, programit të aktiviteteve shkollore dhe me zyrën ligjore të LAV (për ndryshimet e ligjit në të ardhmen në Kosovë).
Këto trajnime synojnë të forcojnë punën e fondacionit “Për Kafshët” në Kosovë dhe të vendosin hapat e parë drejt një plani strategjik të punës të organizatës në fushat prioritare të saj për këtë vit: 2019.

LEGA ANTI Vivisezione punon për të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e tyre për 40 vjet tashmë; ne jemi të nderuar që i kemi ata si partnerët tanë shkencorë dhe se ata janë të gatshëm të ndihmojnë organizatën tonë me këshillat e tyre profesionale dhe teknike në mënyrë që mbrojtja e kafshëve të bëhet edhe më e fuqishme në realitetin kosovar.

Shoqata Trentino con i Balcani (Trentino con i Balcani Onlus) është gjithashtu një partner shumë i afërt i “Për Kafshët” dhe është organizata e bazuar në Trento dhe Pejë, duke bërë të mundur që të dy anëtarët e ekipit të oranizatës të jenë në Itali për trajnimet e sipërpërmendura me përgjegjësit professional të LAV-it.

Ne falënderojmë LAV dhe ATB për punën e tyre të mahnitshme dhe për besimin që ata po ndërtojnë me ne, për të punuar edhe më shumë drejt një teme shumë të komplikuar në Kosovë, e cila është e drejta e kafshëve dhe mbrojtja e tyre dinjitoze.