Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Sot, me ftesë të zyrës së Kryeministrit, është mbajtur takimi ndër-insitucional për të diskutuar situatën me qentë endacak, dhe masat urgjente dhe afatgjate që duhet të ndërmirren për të adresuar këtë situatë me një qasje të qëndrueshme.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me ministrat e ministrive përgjegjëse, janë zotuar që këtë qështje ta trajtojnë me seriozitetin që kërkon, përmes hartimit të strategjisë kombëtare, të bazuar në propozimin e organizatës tonë, të dorëzuar tash e disa muaj: https://bit.ly/3kkw6H2

Ndërmarrja e masave humane dhe efektive për të zgjedhur këtë problem, kërkon bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional, si në nivelin qendror ashtu edhe lokal.
Të gjithë akterët u zotuan që të veprojnë në kuadër të përgjegjësive ligjore, për ndërmarrjen e masave urgjente për trajtimin e situatës me qentë e rrugës, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e qenve me mbajtës (pronar), aprovimin e udhëzimit administrativ për kontrollimin e mbarështuesve të kafshëve shoqëruese dhe projektet e KSVL-së.

Organizata jonë,(me mbështetje të organizatave partnere, StrayCoCo,LAV, ATB, Stumme Brueder, TIR) si pjesë e shoqërisë civile dhe si anëtare e asociacionit europian të organizatave për mbrojtje të kafshëve, “Eurogroup For Animals”, do t’i mbështesë institucionet relevante duke i udhëzuar që të ndërmarrin hapa human dhe të qëndrueshëm për zgjidhje efektive dhe afatgjate të këtij problemi.

Ne do të angazhohemi që të gjitha institucionet relevante t’i përmbushin zotimet dhe obligimet ligjore që kanë karshi kësaj problematike, për të mirën e kafshëve dhe njerëzve njëkohësisht.

 

[/vc_column_text][ut_gallery_slider slides=”3263,3255,3256,3264,3259,3258,3260,3257,3261,3262″][/vc_column][/vc_row]