Organizata jonë ka nisur që nga tetori aktivisht projektin e “Vlerësimit të dinamikës dhe numrit të qenve endacak”, projekt i cili të bëjë numërimin e qenve në rrugë për të pasur një numër të përafërt total të qenve në Komunën e Prishtinës, të vlerësojë dinamikën e qenve në rrugë (sa të kastruar/sterilizuar, sa këlysh, sa në gjendje jo të mirë shëndetësore, etj.) dhe të bëj matjen e përceptimit të njerëzve (shtëpive) ndaj qenve në përgjithësi por sidomos qenve endacak apo që përfundojnë të braktisur në rrugë. Ky studim bëhet me metodologjine e propozuar nga ICAM. Me anketimin tonë do të arrihet të kuptohet dhe konfirmohen burimet kryesore të numrit të madh të qenve në rrugë, i cili ka qenë mjaft i qartë që bukur një kohë: braktisjet dhe mbarështimet e pakontrolluara të qenve me mbajtës/pronar. Me mbarështime të pa kontrolluara apo të padëshiruara, shumë njerëz dëtyrohen që pastaj qentë e tyre t’i braktisin në rrugë. Gjithsesi që ky aspekt duhet të matet dhe të mbildhen të dhëna empirike dhe të sakta që të vërtetohen apo ndoshta të dalin të dhëna të reja apo të pamenduara deri më tani që tregon arsyet e shumimit dhe shtimit të qenve në rrugë në Komunën e Prishtinës.
Ekipi jonë i kombinuar me studentë të veterinarisë dhe sociologjisë (dhe jo vetëm) po bën që kjo punë të kryhet sa më mirë në terren dhe mbledhja e të dhënave po bëhet me dedikim, dhe profesionalitet të plotë.
Të dhënat e gjetura do të prezantohen si raport pranë Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe do të publikohen për të gjithë të interesuarit. Këto të dhëna do të shërbejnë edhe për zbatimin e Strategjisë Kombëtare pasi që vlerësimi i dinamikës dhe numrit të qenve endacak parashihet me Planin e Veprimit të Strategjisë së aprovuar nga Qeveria e Kosovës.
Organizata jonë do të mundohet që të njëjtin studim ta bëjë edhe në Komunat tjera, në mënyrë që për herë të parë në Kosovë të kuptohet mbi të dhëna statistikore se sa qen mund t’i kemi si shtet dhe cilat masa do të funksiononin më së miri për të redukuar në mënyrë humane dhe të qëndrueshme popullsinë e qenve endacak.
* Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (#KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.