Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

⚠️ Dhuna ndaj kafshëve  sjell më shumë incidente dhe duhet të ndalet!

 Me datë 21 maj 2023 në oborrin e Bibliotekës Kombetare në Prishtinë, për arsye të panjohura, një qen endacak është vrarë me armë zjarri nga një person i panjohur. Ky incident shërben si një rikujtim i fortë se dhuna ndaj kafshëve ka pasoja të gjera. Dhuna prish ekuilibrin delikat brenda tufës së tyre, duke krijuar një atmosferë frike dhe stresi që mund të çojë në incidente të papritura. 

Rasti është lajmëruar në Polici nga dashamirësit e kafshëve dhe po ashtu organizata jonë ka kërkuar llogari nga Policia që të kuptohet se kush gjuan me armë zjarri në mes të Kryeqytetit pa asnjë përgjegjësi. 

Qentë potencialisht agresivë DUHET të lajmërohen në Komunë të Prishtinës që pastaj operatorët ekonomik të kontraktuar nga Komuna të shkojnë tek vendi i ngjarjes që ta largojnë nga rruga ndonjë qen endacak me sjellje agresive ndaj njerëzve por asesi të lejohet qentë të vriten nga frustrimi apo paragjykimi ndaj ndonjë qeni të rrugës.

Abuzimi i vazhdueshëm ndaj qenve, jo vetëm në Komunë të Prishtinës por edhe në Komuna tjera, po bëjnë që kafshët të traumatizohen dhe të mos kenë raporte të shëndosha me njerëzit. Policia, Komunat dhe AUVK ende nuk merren në mënyrë serioze dhe përmbajtësore me këto probleme, pasi që edhe nuk kanë staf të mjaftueshëm dhe disa institucione nuk kanë njohuri për obligimet e tyre ligjore për të garantuar shëndet dhe mirëqenie për kafshët dhe njerëzit. Mediat (me përjashtime të vogla) ende raportojnë duke i fajësuar qentë për problemet dhe jo duke u fokusuar tek burimi i të gjitha problemeve. 

Disa pika kyçe për t’u mbajtur mend: 

  • Dhuna ushqen dhunën: Lëndimi i kafshëve krijon frikë dhe agresion, duke rritur gjasat për incidente tjera në komunitetin tonë. 
  • Kafshët endacake meritojnë dhembshuri: Këta qen janë viktima të braktisjes nga vet njerëzit dhe nuk është faji i tyre pse janë në rrugë. Ata mbështeten tek ne që të jemi zëri i tyre dhe t’i mbrojmë. 
  • Edukimi dhe ndërgjegjësimi: Informimi për mbajtjen e përgjegjshme të kafshëve shoqëruese dhe avokimi për programet e sterilizimit dhe sterilizimit trajton shkakun rrënjësor të popullsive të kafshëve endacake. 
  • Promovimi i adoptimeve: Inkurajimi i mundësive të adoptimit të kafshëve endacake u ofron atyre një shans për një shtëpi të dashur.

 

Në këtë situatë të vështirë, duhet të bashkohemi si një komunitet empatik për të krijuar një mjedis më të sigurt si për njerëzit ashtu edhe për kafshët, dhe kjo do të thotë të ngrisim zërin kundër dhunës ndaj kafshëve endacake.